E Diel, 1 Nëntor 2026

Thellim i bashkëpunimit parlamentar me Rumaninë për integrimin evropian

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Shqipëria dhe Rumania do të intensifikojnë bashkëpunimin dypalësh në nivel parlamentar, me fokus shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti në një takim delegacionin e Senatit të Rumanisë, të kryesuar nga senatori Kristian Augustin Nikulesku Tëgërllash, ku u diskutua zgjerimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimi i dialogut mes dy vendeve.

Në takim, Peleshi theksoi rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave në procesin e negociatave me BE-në, si dhe mbështetjen për përafrimin e legjislacionit dhe avancimin e reformave.

Palët u angazhuan për thellimin e bashkëpunimit në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës, pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së rolit të dy vendeve në garantimin e stabilitetit dhe paqes në rajon.

1 nga 4

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›