E Diel, 1 Nëntor 2026

36 mijë qytetarë pajisen me certifikatë pronësie në tre muajt e parë të vitit

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës bëri të ditur se gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, 36,728 qytetarë janë pajisur me certifikatë pronësie.

Sipas të dhënave zyrtare, ky proces ka kontribuar në forcimin e sigurisë juridike mbi pasuritë e paluajtshme, duke garantuar të drejtat e pronësisë për qytetarët.

Pajisja me certifikata pronësie mbetet një nga prioritetet kryesore të institucionit, me synim përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e transparencës në administrimin e pronave.

e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›