E Diel, 1 Nëntor 2026

Thellohet deficiti tregtar me 11%

Deficiti tregtar është thelluar me 11% në 6-mujorin e parë të këtij viti duke arritur shifrën e 148 miliardë lekëve nga 133 miliardë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Karburante  janë zhdoganuar 178.5 mijë ton, thuajse sa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Kafe janë zhdoganuar 3.45 mijë ton me një rritja prej 5 % me shumë se 6-mujori 2007.

Cigare janë zhdoganuar 1.8 mijë ton me një rritje prej 30% ose 422 ton cigare më shumë se 6-mujori 2007. 

Birrë janë zhdoganuar 13 mijë e 714 Hektolitra, thuajse e njëjta sasi e zhdoganuar gjatë pjesës së parë të vitit të kaluar.

FMN: Deficiti rekord, rrezikohet ekonomia

Deficitet e mëdha që vendi ka me jashtë janë vlerësuar nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar në fillim të këtij viti si një kërcënim prezent që mund të sjellë në të ardhmen ulje të ndjeshme në rritjen ekonomike, inflacion të lartë dhe luhatje të ndjeshme në kursin e këmbimit.

Inflacioni i lartë në vend tashmë është një nga treguesit e krizës financiare që ka dhënë ndikimet e saj të para.

Por Drejtori i Departamentit Europian të FMN-së, Michael Deppler, bën të ditur se analiza e FMN-së sugjeron se shumë deficite të llogarive korrente, sidomos në Balltik dhe në vendet e Europës Juglindore, janë tashmë mbi nivelet e justifikueshme nga supozimet bazë.

"Në këto raste ka rrezik të axhustimeve të papritura: nivelet e larta të borxhit të jashtëm janë të ndjeshme ndaj lëvizjeve në kursin e këmbimit dhe të normave të interesit, luhatjes së rritjes ekonomike, si dhe ndryshimeve në interesin e investitorëve për tregjet në zhvillim", - bën të ditur Deppler.

Shqipëria është në nga vendet që për vitin 2007 shënoi një rekord në nivelin e deficitit të llogarisë korrente, ndërsa rritje të mëtejshme janë ndjerë dhe 5 mujorin e parë të vitit 2008.

Sipas analizave të bëra nga ana e FMN-së në fund të vitit 2007, niveli prej 11 për qind i deficitit korrent ka kaluar të gjitha parashikimet. Për vendet e zhvilluara nivele deri në 5 për qind të deficitit korrent vlerësohen si maksimale, ndërsa për vendet në zhvillim, ku futet edhe Shqipëria ky tregues duhet të ketë një nivel tavan deri në 8 për qind.

 Deficiti korrent në vitin 2007 regjistroi një vlerë prej 878 milionë euro, ose 11 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto, duke thyer të gjitha parashikimet. Pavarësisht se për vitin 2008 Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar një rritje ekonomike për Shqipërinë në 6% dhe një inflacion që do të jetë në nivelin e 4%, raporti i fundit i këtij institucioni vlerëson se deficiti korrent në nivele tepër të larta mund të cenojë këto parashikime duke sjellë përkeqësim të treguesve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›