E Diel, 1 Nëntor 2026

Theu masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe kanosi një shtetas/Në pranga 31-vjeçari në Tiranë

Pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kanosi një shtetas, është kapur në flagrancë shtetasi A.P, 31-vjeç, banues në Tiranë. Gjatë arrestimit atij i’u gjetën në posedim sasi kokaine dhe një pistoletë sportive, të cilat janë sekuestruar nga ana e policisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që kishte thyer masën e sigurisë dhe posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “One day”.

Si rezultat, u arrestua shtetasi A. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili është kapur dje, nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”. Ky shtetas pasi ka thyer masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, dyshohet se ka kanosur një shtetas, me armën sportive që posedonte. Motivi i kanosjes mbetet i paqartë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›