E Diel, 1 Nëntor 2026

Theu masën e sigurisë dhe mashtroi qytetaren duke u hequr si agjent imobilar, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Një i ri është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohet se theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe mashtronte njerëzit duke u hequr si agjent imobilar. Gjatë operacionit të koduar “Implikimi” në pranga përfundoi 34-vjeçarin Armand Gugaj, i cili akuzohet për mashtrim, shkelje të masës së sigurisë dhe armëmbajtje pa leje.

Hetimi nisi pas kallëzimit të një shtetaseje që pretendoi se ishte mashtruar nga 34-vjeçari, i cili i ishte prezantuar si agjent imobiliar dhe kishte marrë prej saj një shumë parash për t’i gjetur një banesë me qira.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin ku po lëvizte 34-vjeçari, në rrugën “Kastriotët”, policia një pistoletë sportive që mbahej pa leje. Në vijim të kontrollit në banesën e tij, u gjet edhe një palë targa automjeti, të cilat nga verifikimet rezultuan të ishin të vjedhura.

Hetimet zbuluan se Gugaj ishte duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur më herët për veprën penale “Dhuna në familje”. Megjithatë, ai lëvizte lirshëm në qytet duke kryer aktivitete të tjera të paligjshme.

Arma sportive dhe targat e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për vijim të hetimeve dhe veprime të mëtejshme ligjore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›