E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr me thika në Shkodër, plagosen tre persona, dy prej tyre vëllezër

Një sherr me thika mes disa të rinj ka ndodhur këtë të premte në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake siguruar nga RTSH, mësohet se disa adoleshentë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në lagjen “Kongresi i Permetit”, në Shkodër, sherr ky i cili ka agravuar në përdorimin e armëve të ftohta. Për pasojë, tre prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë me dije se të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, ndërsa sqaron më tej se dy prej të plagosurve janë vëllezër.

 Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).

Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin“, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›