E Premte, 6 Nëntor 2026

"Thyen dollapët me çekan", dy persona të armatosur vodhën stoli ari në Gjakovë

Një grabitje e armatosur është raportuar në Gjakovë, ku dy persona të dyshuar kanë vjedhur një sasi të madhe ari nga një vend pune.

Sipas raportit policor, dy viktimat kanë deklaruar se derisa ndodheshin në vendin e tyre të punës, aty kanë hyrë dy persona të dyshuar.


Njëri nga të dyshuarit ishte i armatosur me armë të gjatë, ndërsa tjetri mbante një çekan.

"Gjakovë / 05.11.2026 – 17:14. Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e punës, kanë hyrë dy persona të dyshuar dhe të armatosur njëri me armë të gjatë e tjetri me një çekan dhe pasi kanë thyer dollapët kanë marrë një sasi të madhe ari. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur", thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore të dyshuarit kanë thyer dollapët dhe më pas kanë marrë një sasi të madhe ari. /Telegrafi/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›