Tifozët e Juves protestojnë jashtë Allianz Stadium: Respektoni fanellën tonë

Futboll Bota | 1 minutë më parë
“Respektoni fanellën tonë!” Shpërthejnë protesta jashtë Allianz Stadium nga tifozët e Juventusit para ndeshjes kundër Napolit, pas rezultateve të fundit zhgënjyese, i fundit prej të cilëve ishte ai në stadiumin Marassi kundër Genoas.
Atmosfera ishte e tensionuar, me brohoritje dhe pankarta: “125 vjet lavdi, fanella jonë është histori, na ktheni Juventusin tonë”.
“Duam njerëz që luftojnë”, brohorisnin mbështetësit e bardhezinjve, ndërsa autobusi me lojtarët po kalonte rrugës për në stadium.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.