E Hënë, 2 Nëntor 2026

Teuta në formë të shkëlqyer, të kuqtë vuajnë mes gjashtë humbjesh

Rivaliteti mes Teutës dhe Partizanit do të rikthehet më 2 nëntor, në stadiumin “Niko Dovana”, në një përballje të vlefshme për Superioren. Dy skuadrat vijnë në këtë takim në momente krejt të ndryshme, me durrsakët që po kalojnë një periudhë pozitive, ndërsa kryeqytetasit janë në një krizë të thellë rezultatesh. Teuta renditet në vendin e dytë me 20 pikë dhe do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të ruajtur pozitat në zonën e sipërme të tabelës.

Skuadra durrsake ka fituar tri nga katër ndeshjet e fundit në shtëpi, ndërsa statistikat tregojnë një mbrojtje mjaft solide. Në tri takimet e fundit në “Niko Dovana” në kampionat, Teuta nuk ka pësuar asnjë gol. Ekipi i Durrësit ka treguar gjithashtu qëndrueshmëri në Superiore, duke mos u mposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit. Një tjetër tregues i rëndësishëm është numri i ulët i golave.

Gjashtë ndeshjet e fundit të Teutës në kampionat janë mbyllur me më pak se 2.5 gola të shënuar. Por përballë Partizanit, durrsakët kanë edhe një statistikë që kërkojnë ta përmirësojnë. Në 26 përballjet e fundit me të kuqtë në kampionat, Teuta ka arritur vetëm tri fitore, ndërsa 23 takime nuk i ka fituar. Edhe pse forma aktuale është në favor të tyre, historia e përballjeve direkte mbetet një sfidë më vete.

Nga ana tjetër, Partizani udhëton drejt Durrësit në një moment shumë të vështirë. Të kuqtë renditen në vendin e dhjetë me vetëm katër pikë dhe kanë humbur gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat. Për më tepër, në 18 takimet e fundit në Superiore kanë regjistruar vetëm dy fi tore. Përballjet direkte kanë qenë përgjithësisht të ekuilibruara në periudhën e fundit. Katër nga gjashtë takimet e fundit mes dy skuadrave janë mbyllur në barazim, çka tregon se pavarësisht diferencave në renditje dhe formë, ky rivalitet ka prodhuar shpesh ndeshje të luftuara.

Teuta do të kërkojë të konfirmojë momentin e mirë dhe të përfitojë nga kriza e kundërshtarit, ndërsa Partizani ka nevojë urgjente për një reagim që mund të ndalë serinë negative. Në “Niko Dovana” pritet një provë e rëndësishme për të dyja skuadrat, por me presionin shumë më të madh mbi të kuqtë. Partizani dominon përballjet Partizani ka një avantazh të dukshëm në historikun e përballjeve direkte me Teutën të paktën vitet e fundit. Në 79 ndeshjet e regjistruara mes dy skuadrave, kryeqytetasit kanë marrë 40 fitore, ndërsa durrsakët kanë triumfuar në 15 raste.

Plot 24 takime janë mbyllur në barazim. Shifrat tregojnë qartë epërsinë e të kuqve, të cilët kanë fituar më shumë se gjysmën e përballjeve, konkretisht 51 për qind të tyre. Teuta ka arritur të marrë tri pikët në vetëm 19 për qind të ndeshjeve, ndërsa 30 për qind e dueleve kanë përfunduar pa fitues. Megjithatë, sfidat e fundit mes dy ekipeve kanë qenë më të ekuilibruara.

Në pesë përballjet e fundit, Partizani ka regjistruar dy fitore, Teuta një, ndërsa dy ndeshje janë mbyllur në barazim. Takimi më i fundit, i luajtur më 22 gusht 2026, përfundoi pa gola në kryeqytet. Përpara këtij barazimi, Partizani kishte fituar 2-1 në janar 2026, ndërsa në mars të po atij viti dy skuadrat kishin ndarë pikët pas barazimit 2-2 në Durrës. Një tjetër fitore të kuqtë kishin marrë në nëntor 2025, kur triumfuan 3-2 në transfertë. Pra, pavarësisht rivalitetit dhe rezultateve më të ngushta në ndeshjet e fundit, historia e përballjeve direkte fl et në favor të Partizanit. Teuta do të kërkojë të ngushtojë diferencën, ndërsa të kuqtë synojnë të ruajnë epërsinë historike ndaj durrsakëve.

Screenshot 2026-11-01 180952

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›