Tik Tok i solli në Shqipëri – Mbas Tiranës, turistët zgjedhin të vizitojnë Beratin, Vlorën dhe Ksamilin

Rrjetet sociale padyshim po kontribuojnë në flukset hyrëse të vizitorëve në vendin tonë, por edhe natyra dhe mikpritja shqiptare janë elementë të cilët po vlerësohen nga turistët e huaj.
“Mbërritëm dje, kemi ne plan të bëjmë një shëtitje dhe me pas do të marrim një makinë me qera për të vizituar vendet më të famshme. Është shumë bukur, por ndoshta edhe pak nxehtë“, tha turisti.
“Jam nga Polonia. Tirana është shumë e bukur gjithashtu edhe Shqipëria. Do të shkojmë në Ksamil dhe Sarandë. Është vërtet perfekte“, tha turistja.
“Vijmë nga Kroacia. Është hera e parë në Shqipëri dhe kemi në plan të qëndrojmë disa ditë këtu. Kjo është dita e dytë këtu dhe jemi vërtet të mahnitur”, tha një tjetër turist.
“Do të vizitojmë Vlorën, Durrësin, Krujën dhe më pas Shkodrën. Vend shumë i bukur, njerëz mikpritës, por trafiku është problematik”, shprehet një tjetër.
“Është vërtet shumë bukur, po na pëlqen shumë. Arritëm mbrëmë dhe planifikojmë të vizitojmë Beratin, Shkodrën dhe Thethin”, shton një tjetër.
“Do të marrim një makinë me qera dhe do të shkojmë në jug. Do të vizitojmë Berat, Sarandë dhe Ksamil”, shprehen një grup vajzash që vizitojnë vendin tonë.
/rtsh.al/