Tirana – Pogradeci, finalja e “play out” për një vend në Superiore

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Tirana – Pogradeci do të jetë finalja e “play out” për të siguruar një vend në Abissnet Superiore në sezonin e ardhshëm futbollistik.
Pogradeci ka siguruar finalen e “play out”-it ndaj Tiranës pasi mposhti të hënën Besën në finalen e “play off”-it të Kategorisë së Parë me rezultatin minimal 1-0.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” u vendos nga një supergol i Festim Alidemës në minutën e 14-të.
Pas avantazhit, Pogradeci administroi rezultatin dhe në fund mori një fitore shumë të rëndësishme.
Tashmë fokusi është te ndeshja e “play out”-it për kampionatin “Abissnet Superiore”, Tirana – Pogradeci, që do të përcaktojë se cila prej këtyre dy skuadrave do të luajë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.