Tirana mirëpret Ditën e Verës, atmosferë festive, muzikë dhe aktivitete në rrugët e kryeqytetit

Festa e Ditës së Verës këtë vit i ngjante një feste të të rinjve.
Muzika live dhe performancat nga artistë dhe DJ nisën që në orët e para të mëngjesit.
“Kjo festë simbolizon ardhjen e pranverës dhe çeljen e luleve. I uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Verës dhe një muaj sa më të mbarë”
Një rast i mirë edhe për amvisat për të përgatitur gatimet dhe ëmbëlsirat tradicionale të kësaj dite.
Të shumtë ishin qytetarët, veçanërisht më të vegjlit, të cilët këtë ditë nuk e shfrytëzuan vetëm për shëtitje, por edhe për aktivitete sportive.
Nuk munguan gjithashtu panairet dhe tregjet me produkte tradicionale, si dhe aktivitete të ndryshme për qytetarët.
Festimet janë organizuar nga Bashkia e Tiranës, e cila ka planifikuar një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike që do të vijojnë gjatë gjithë ditës, deri në orët e vona të natës.
/rtsh.al/