E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana nën ritmet e Ilirium Festival, muzika elektronike pushton kryeqytetin

Ilirium Festival III solli një atmosferë elektrizuese në Tiranë, duke sjelle   një festë të hapur të muzikës elektronike. Me artistë vendas dhe ndërkombëtarë, eventi konfirmoi potencialin e Shqipërisë në skenën evropiane të festivaleve.

Tirana u mbush me ritmet pulsante të muzikës elektronike në edicionin e tretë të Ilirium Festival, duke shndërruar zemrën e kryeqytetit në një hapësirë të gjallë dhe dinamike. Të rinj  por edhe vizitorë të huaj, u mblodhën, duke krijuar një atmosferë unike festive, ku muzika, dritat dhe energjia  u bashkuan në një eksperiencë të paharrueshme.

Në skenë performuan artistë të njohur vendas të cilët sollën setet e tyre karakteristike, të ndërthurura me ritme moderne techno dhe underground duke dëshmuar potencialin e Shqipërisë për të qenë një destinacion i rëndësishëm në hartën evropiane të festivaleve elektronike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›