E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, trajneri Klafuriç: Shumë dëmtime, por ky është futbolli

Abissnet Superiore | 37 minuta më parë

Facebook

Trajneri i Tiranës, Dean Klafuriç ka komentuar për “Super Gol” humbjen 2-1 të pësuar përballë Egnatias në javën e 10-të të “Abissnet Superiore”.

“Ndeshja e dytë që nuk e ruajmë avantazhin? Shënuam të parët, por ishin dhe 85 minuta të tjera. Normalisht që duam ta fitojmë ndeshjen, por Egnatia ka kualitet. Ne ecim çdo ndeshje për fitore”.

“Në dy ndeshjet e fundit padyshim donim të fitonim Egnatia ka shumë cilësi, një grup të madh lojtarësh, ky është një fakt që duhet marrë në konsideratë. Ne kishim disa probleme, Ilievksi ishte i dëmtuar, kishim shumë të dëmtuar dhe duhej të përshtateshim me këtë situatë para ndeshjes”.

“Ne na mungonte Xhixha i dëmtuar, Berisha ishte i dëmtuar. Ilievski gjithashtu ishte i dëmtuar. Kemi luajtur 2 ditë më parë, kanë marrë goditje. Kanë luajtur çdo ndeshje. Xhixha u dëmtua ndaj Partizanit, nuk luajti ndaj Laçit, e vetmja ndeshje që mungoi. Ky është futbolli”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›