E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana zyrtarizon largimin e trajnerit Nuhiu: Bashkëpunimi është ndërprerë në mënyrë konsensuale

Tirana ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Ardian Nuhiu. Sipas një njoftimi të publikua në rrjetet sociale, sipas klubi bardheblu, ndërprerja e bashkëpunimit mes palëve ka ndodhur në mënyrë konsensuale.

Njoftimi i klubit:

Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Ardian Nuhiu është ndërprerë në mënyrë konsensuale.

KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë.

Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë.

I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›