E Martë, 3 Nëntor 2026

“Tirana” zyrtarizon mesfushorin Kleandro Lleshi

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ “KF Tirana” vazhdon të jetë një nga klubet më aktive në këtë merkato vere, duke forcuar ndjeshëm organikën për sezonin e ri.

Tirana ka zyrtarizuar sot afrimin e mesfushorit Kleandro Lleshi, i cili së fundmi ka qenë pjesë e “Laçit”, ndërsa më herët ka luajtur edhe për “Kukësin”.

“Lleshi është një mesfushor i ri dhe premtues, me aftësi të spikatura teknike dhe disiplinë taktike. Ai i bashkohet ekipit me ambicie të qarta për të dhënë maksimumin dhe për të kontribuar në objektivat e klubit më të madh në vend”, njofton “KF Tirana”.

Lleshi është afrimi i pestë në vetëm dy ditë për klubin më të titulluar të Shqipërisë, pas mesfushorëve Tsotne Patsatsia e Serxho Vogli, sulmuesit Serge Tabekou dhe portierit Angelos Tafas.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›