E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tiranë, 59 masa administrative për shkelje rrugore në 72 orët e fundit

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës vijon pa ndërprerje kontrollet në të gjitha akset rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia bëri me dije se gjatë 72 orëve të fundit, ka zhvilluar kontrolle të përqendruara në hyrje-daljet e autostradave dhe rrugëve interurbane, për të garantuar respektimin e rregullave të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë këtyre kontrolleve, u evidentuan dhe u ndërmorën masa ndaj drejtuesve të automjeteve që hynin pa respektuar radhën dhe krijonin pengesa në qarkullim, kryesisht tek rrethrrotullimi i Selitës dhe rrethrrotullimi te Liqeni i Thatë.

Për këto shkelje u vunë 59 masa administrative pasi kryen parakalime të gabuara, me fushëpamje të kufizuar, në Rrugën e Arbrit për parkime në mënyrë të parregullt.

Policia theksoi se njëri prej këtyre automjeteve rezultoi debitor me 40 masa administrative. Mjetet e parkuara u spostuan me mjet ngritës.

Kontrollet e ndërmarra synojnë disiplinimin e drejtuesve të mjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe krijimin e një qarkullimi të rregullt dhe të sigurt në rrugët e Tiranës. /e.i/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›