Tiranë/ Kërcënoi efektivin e policisë, pranga 21-vjeçarit

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Komisariatit të Policisë Nr 2, në kryeqytet.
Sipas njoftimit të bluve i riu ka kërcënuar një punonjës policie për shkak të detyrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, arrestuan shtetasin D.S 21 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës, një punonjës policie”, njoftoi sot policia.