E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane iken fshati turistikpedonalja e shkaterruar

Stola te thyer pllaka qe kane levizur nga vendi por me te demtuar rezulton te jete sistemi i ndricimit qe vjen nga toka i cili jo vetem ka ndryshuar komplet ngjyrat per shkak te levizjeve te shumta por edhe ka dale thuajse jashte perdorimi. Kjo eshte ajo cfare ka lene pas fshati turistik i Vitit te ri qe bashkia e Tiranes instaloi per nje muaj me radhe ne rrugen pedonale Murat Toptani.

Nderkohe qe u bene dy dite me radhe qe skuadrat e mirembajtjes se bashkise se Tiranes por merren me riparimin e demeve. Se pari ata jane marre me rregullimin e sistemit te ndricimit i cili eshte projektuar te vije nga nentoka i cili eshte demtuar pergjate gjithe gjatesise se rruges pedonale. Punetoret e mirembajtjes kane nisur riparimin e tij pjese - pjese jo vetem duke nderruar llampat e ndricimit por edhe duke lyer me boje pllakat e tyre ne menyre qe ata te kthehen ne gjendjen fillestare.

Nje tjeter problem i cili ka dale ne pah pas largimit te fshatit turistik kane qene edhe pllakat e shumta te thyera dhe te demtuara te kesaj rruge pedonale. Edhe per kete pjese punetoret e mirembajtjes se bashkise se Tirane kane rrethuar me shirita te verdhe zona te tera te kesaj shetitorje dhe kane nisur zevendesimin e tyre me pllaka te reja te te njejtit stil. Qe sigurisht kane edhe nje kosto ne leke pasi ishin edhe prej mermeri.

Nje tjeter element qe nuk i ka shpetuar shkaterrimit nga instalimi i fshatit turistik dhe njerezit e shumte qe e kane vizatuar ate kane qene edhe stolat e drurit te cilet jane vendosur ne trotuare per te krijuar mundesi pushimi per kalimtaret.

Kthimi ne identitet

Kthimi i rruges pedonale Murat Toptani ne gjendjen e meparshme duket se nuk eshte edhe aq i lehte. Megjithese sipas projektit te bashkise se Tiranes kioskat duhet te ishin larguar menjehere pas dates 6 janar ne te vertete ata jane hequr qe andej vetem mbremjen e 10 janarit.

Nderkohe qe ata kane lene pas shume shenja te dukshme. Nje nder to jane edhe shtyllat e vogla me baze betoni te cilat ishin vene per te mbajtur cadrat e shumta qe populluan kete rruge pergjate festave te nderrimti te viteve.

Ata jane te shperndara pergjate gjithe gjatesise se kesaj rruge duke e bere te pamundur nje shetitje te qete per te cilin eshte edhe dedikuar projekti i saj. Me pas vijne kosha mbeturinash te prishur dhe si per te vijuar traditen qe nisi vete kryebashkiaku Basha lokalet e zones kane zaptuar trotuaret me karriget dhe tavolinat e tyre. Nderkohe qe nuk mungojne as stendat qe shesin libra apo kremra kozmetike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›