E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane vodhen 100 navigatoret e makinave luksoze arrestohen

TIRANE- Dy persona jane arrestuar pasi jane autore te vjedhjes se disa navigatoreve ne makinat luksoze qe qarkullojne ne kryeqytet. Policia ka dokumentuar implikimin e tyre ne 100 vjedhje te automjeteve te ndryshme luksoze. Ne pranga kane rene Aleksander Qarri i njohur ndryshme si Gim Lepuri 38 vjec lindur ne fshatin Novosele Vlore i proceduar me pare per vepren penale te vjedhjes Shkelqim Gonxhi 26 vjec banues ne Tirane dhe eshte shpallur ne kerkim Bledar Gorani dhe Gazmend Canaj te proceduar me pare per vjedhje. Autoret jane arrestuar nga forcat e komisariatit te policise 1 dhe 2 te cilet kane dokumentuar te gjitha vjedhjet qe jane realizuar ne bashkepunim nga dy personat.

Burimet thane se ne 20 gusht 2011 ne afersi te kopshtit botanik kane vjedhur navigatorin e automjetit tip Mercedez-Benz ne pronesi te nje shtetaseje ne Rrugen Lasgush Poradeci kane realizuar vjedhjen e navigatorit pjese se volantit te automjetit se bashku me airbag-un e mercedes -Benzit me targe TR 7766 S. Po ashtu ne afersi Kopshtit Zoologjik ne bashkepunim me njeri- tjetrin kane realizuar vjedhjen e navigatorit te automjetit Mercedes-Benz dhe vjedhjes se navigatorit te automjetit M-Benz ML me targe TR 7514 R.
Eumlshte dokumentuar vjedhja e navigatorit te makines ML M-benz me targe TR 7997 P dhe mjetin me targe TR 6670 U. Te gjitha vjedhjet jane plot 100 ndersa gjate marrjes ne pyetje autoret e arrestuar i kane pranuar te gjitha manovrimet qe kane bere per te realizuar vjedhjen e navigatoreve. Autoret thane se fillimisht ata thyenin xhamin e pasagjerit te automjetin ndersa me pas hynin per te marre pjeset e shtrenjta te makines luksoze duke i cuar me pas per shitje ne pjese kembimi. Autoret e implikuar ishin bere profesionist ne realizimin e vjedhjes se automjeteve te kushtueshme. Ata leviznin ne kembe ne rruge te ndryshme ne kryeqytet dhe gjuanin rastet e levizjes se nje makine. Per dy dite ata e kishin studiuar zonen dhe kishin pare vendin e parkimit. Autoret nderhynin kryesisht gjate pasdites pikerisht ne momentet qe fillohej dhe te erresohej. Dyshimet sipas policise jane dhe tek hyrja fshurazi ne parkime ku njeri prej autoreve shkonte per te marre mjetin e tij te lene qellimisht per kete pune ndersa tjetri gjente mundesine per te vjedhur ndonje radiator. Dy te arrestuarit dyshohen te jene dhe autore te ngjarjeve te tjera kriminale te kesaj natyre te ndodhura ne qytetin e Tiranes si dhe ne rrethe te ndryshme te vendit. Ne foto objektet e sekuestruara nga policia
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›