E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e mjekeve tremb qeverine zhbllokohen pagat

TIRANE- Protesta e paralajmeruar per diten e hene e te gjithe bluzave te bardha te vendit ka vene ne alarm qeverine. Kjo ka bere qe ne kohe rekord te mund te zhbllokohen pagat e 12 mije mjekeve dhe infermiereve ne te gjithe vendin.

Te paret qe i kane marre kane qene mjeket e Qendres Universitare Spitalore Nene Tereza te cilet i kane pasur pagen e dhjetorit ne llogarine e tyre bankare qe ne oren 1600 te pasdites me pas thesari ka bere transfertat drejt llogarive bankare te spitaleve te Korces dhe te Tropojes dhe me pas drejt spitaleve te tjera te vendit.

Nderkohe qe puna ka vijuar neper banka edhe gjate pasdites se djeshme per te bere kalimin e te gjithe pagesave te bluzave te bardha qe edhe nese nuk u kalojne gjate dites se sotme te henen ne oren 0800 te mengjesit i kane te gjithe parate ne dore. Gjate paradites se djeshme kreu i sindikates se infermiereve te vendit Sabri Skenderi paralajmeroi se do te paralizonin te gjithe sherbimin shendetesor nese deri diten e hene nuk u kalonte paga e dhjetorit. Kaq ka mjaftuar dhe ne mesdite pagat jane zhbllokuar.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›