E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksat nga 1 janari nafta2 leke/liter me shume

TIRANE- Java e pare e janarit ka nisur me nje rritje te ndjeshme te cmimit te hidrokarbureve ne vend. Ashtu sikurse pritej pas vendimit te miratuar disa muaj me pare nga qeveria kjo rritje eshte vene re ne shumicen e karburanteve. Perfaqesuesi i Shoqates se Hidrokarbureve Bardhi Sejdarasi ne nje interviste per median tha se edhe nese kane rezerve shoqerite tregtare te karburanteve serish do ta rrisnin cmimin pasi vendimi i qeverise i detyron ata qe te derdhin ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve 8.4 leke per cdo liter karburant qe nga dita e pare e ketij viti. Sipas tij cmimet e rritura kane ndikuar ndjeshem ne renien e konsumit te karburanteve.

Per cdo liter karburant tashme do te duhet te paguhen 7 leke akcize plus dhe jo 5 leke sikurse ishte deri ne fund te vitit te kaluar si takse qarkullimi. Perfshire TVSH-ne taksa e re e qarkullimit per mjetet mbi karburantin shkon 8.4 leke per cdo liter karburant te harxhuar. Rritja e cmimit te karburanteve ne tabelat e pikave te shperndarjes korrespondon me kohen kur dollari ka fituar pike karshi lekut cka i detyron importuesit te blejne me shtrenjte jashte. Cmimet jane rritur me tej keto dite edhe per shkak te acarimit me te fundit te marredhenieve mes SHBA dhe Iranit.

Qytetaret jane shprehur se mundohen te minimizojne levizjet me automjetin e tyre per te kursyer ndersa taksistet thone se ndryshimi i cmimeve do te sjelle edhe nje rritje te cmimit per sherbimin e tyre ashtu sikurse nje gje e tille pritet edhe ne sherbimet nderqytetese.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›