E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tom Kokona rrëfen jetën si film/ Nga autobusi i TKOB në 1991, te skenat botërore e miliona paund për artin

Një histori që duket si skenar filmi. Nga një balerin shqiptar që në vitin 1991 preku tokën spanjolle me një grup artistësh të TKOB-së, te koreografi që sot Tomorr Kokona ka ngritur akademinë e tij në Londër, ka punuar me mijëra artistë në botë dhe ka siguruar miliona paund financime për artin.

“Kur pashë Perëndimin, vendosa të mos kthehem më” – si e ndryshoi një udhëtim në Spanjë fatin e Tomorr Kokonës? Pse thotë se kur mbërriti në Spanjë iu duk sikur gjithçka e kishte jetuar më parë?

Nga sfidat e emigrimit, puna pa ndalur dhe mësimi i gjuhëve në rekord kohe, te ngjitja si solist i parë në teatrot spanjolle dhe më pas transferimi në Britaninë e Madhe, aty ku nisi një kapitull i ri suksesi.

“Në Spanjë më shihnin si yll” – si arriti një shqiptar të spikaste në skenat europiane në një kohë kur konkurrenca ishte e egër dhe mosha dukej pengesë?

Nga vallja shqiptare në Londër, te workshop-et falas në Shqipëri që rikthejnë traditën në zemër të publikut. Në bahçen e “Resë”, valle nga Kukësi, Tropoja e treva të ndryshme shqiptare në një eksperiencë autentike për të gjithë.

Por jeta mori një kthesë të fortë…
Aksidenti që i “mbylli” skenën dhe i hapi milionat – si e shndërroi një dëmtim i rëndë në shpatull nga balerin në sipërmarrës të suksesshëm të industrive kreative?

Sot, Tomorr Kokona drejton akademinë e tij në Londër, të licensuar nga institucione prestigjioze, ku shqiptarët trajnohen falas, mentoron sipërmarrës kreativë në platforma europiane dhe ndërton ura mes artit, biznesit dhe suksesit ndërkombëtar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›