E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Nuk do lejojmë politikën të cënojë drejtësinë

Është mbledhur sot Këshilli i Lartë i Drejtësisië (KLD) për të shqyrtuar nder te tjera edhe çështjen e tre gjyqtarëve të Apelit të Durrësit të cilët i dhanë pafajësinë Mihal Delijorgjit, i cili më vonë u akuzua për kontrabandë të armëve me Afganistanin.

Në këtë mbledhje Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, është shprehur se: “Ne nuk duhet të lejojmë që politika të infektojë sistemin e drejtësisë”. Ai shprehu gatishmërinë për të sjellë një balancim institucional. “Ne nuk duhet të lejojmë ndërvarjen mes institucioneve dhe përplasje mes tyre” – u është drejtuar ai gjyqtarëve të KLD-së.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte propozuar shkarkimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit tëDurrësit një javë më parë pasi sipas tyre kanë liruar padrejtësisht të pandehurin Mihal Delijorgji nga akuza për kontrabandë. Por vetëm një ditë më pas ka reaguar Ministri i Drejtësisë, i cili është shprehur se gjyqtarët nuk do të lirohen nga detyra derisa të vërtetohet fajësia e tyre.

Kryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu kishte nënshkruar një javë më parë shkarkimin nga detyra të tre gjyqtrave, Shaqir gradina, Ylli Minka dhe Naim Pejo.

Spahiu ka deklaruar se lirimi nga akuza, i ka hapur Delijorgjit rrugën për të bërë transportin e armëve në Afganistan duke shkaktuar edhe tragjedinë e Gërdecit.

Shkarkimi i tre gjyqtarëve është bërë pasi është inspektuar puna e tyre për çështjen e kontrabandës së Delijorgjit me vlerë 1.2 milionë dollarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›