E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi ne Vatikan, mbeshtetje nga Papa per integrimin

Presidenti Bamir Topi mori dje ne Vatikan uraten e Atit te Shenjte, Papa Benedikti XVI per anetaresimin e Shqiperise ne familjen e madhe evropiane. Ne takimin e zhvilluar ne Vatikan, Ati i Shenjte, duke vleresuar lidhjet mes vendeve, shprehu mbeshtetjen e tij per perpjekjet integruese te Shqiperise dhe vleresoi forcimin e institucioneve demokratike e shtetit te se drejtes. Ne menyre te vecante, Papa Benedikti vleresoi bashkejetesen dhe harmonine nderfetare qe karakterizon popullin shqiptar. Presidenti Topi e informoi Papen mbi angazhimet e Shqiperise per integrimin ne strukturat euroatlantike si dhe reformat e kryera ne kete drejtim. Topi nuk la pa permendur rolin moderues te Shqiperise ne interes se paqes dhe qendrueshmerise se rajonit te Ballkanit. Duke vleresuar si shume te rendesishme zgjidhjen sa me te shpejte te statusit te Kosoves dhe fitimit te pavaresise se merituar. Ne viziten e zhvilluar ne Vatikan se bashku me familjen e tij dhe nje delegacion te Kuvendit, Topi ftoi ne emer te popullit Atin e Shenjte, Papa Benedikti XVI, per nje vizite ne Shqiperi. Presidenti u takua dhe me sekretarin e Shtetit te Vatikanit, Kardinalin Bertone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›