E Premte, 6 Nëntor 2026

Pensionet/ Çoçoli: Qeveria të mbajë premtimin për shpërblim në fundvit! Sefa: Të hiqen tavanet për bonuset mujore, të përfitojë çdo i moshuar (VIDEO)

Pasi ministrja Delina Ibrahimaj nuk dha një përgjigje finale nëse do të ketë shpërblim për fundvit për pensionistët, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha se Qeveria duhet të mbajë premtimin dhe të mundësojë që të moshuarit ta marrin bonusin e fundvitit.

“Në dhjetor, të gjithë pensionistët tanë të nderuar presin gjelin e Vitit të Ri. Me vulë, pa vulë, unë kërkoj nga Qeveria që e mbaj me taksat e mia, ta mbajë këtë premtim. Ky premtim nuk është bërë as me vulë, ne e kemi dëgjuar të gjithë që ‘për shkak të suficitit të të ardhurave’... Ky si premtim duhet mbajtur. Qeveria të bëjë publike sa më parë, sepse ata pensionistë e presin ata”, tha mes të tjerash Çoçoli.

Ndërsa eksperti Ergis Sefa propozoi heqjen e tavaneve për secilën kategori pensionistësh, në mënyrë që të gjithë pensionistët të përfitojnë nga bonuset mujore.

“Unë jam që Qeveria t’i heqë plotësisht tavanet për secilën kategori pensionistësh dhe të gjithë pensionistët ta marrin bonusin. Pavarësisht formës së pensionit që kanë dhe të mos ketë fare tavan. Ka para mjaftueshëm, sepse ata 70 mijë pensionistë që nuk e përfitojnë bonusin mujor, po flasim për një impakt buxhetor 25-30 milionë euro”, tha mes të tjerash eksperti Sefa.

Lajmi kryesor:

Reforma e pensioneve gati në 2028-ën/ Ministrja Ibrahimaj për Report TV: Në 2027-ën dyfishohen bonuset mujore! Po monitorojmë çmimet e ushqimeve që tani, për të shmangur spekulimet në janar

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›