Trafik i rënduar dhe kaos, ndërpriten punimet në autostradën Tiranë-Durrës

Punimet në aksin Vorë–Ura e Dajlanit janë ndërprerë përkohësisht, pas kaosit të krijuar ditën e djeshme në trafik, ku mjetet u bllokuan për orë të tëra në radhë kilometrike.
Gazetarja e Vizion Plus, Mimoza Ibra bën me dije se aktualisht është në diskutim një plan i ri për rinisjen e punimeve, në mënyrë që ato të kryhen pa penguar ndjeshëm qarkullimin dhe për të shmangur përsëritjen e situatës së njëjtë kaotike.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) është në bisedime me Policinë Rrugore për të gjetur një zgjidhje alternative që do të lejojë vijimin e punimeve pa krijuar bllokime masive në qarkullim.
Rinisja e punimeve pritet të bëhet vetëm pas miratimit të një plani të ri të menaxhimit të trafikut.
/vizionplus.tv