E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafik lëndësh narkotike, arrestohen me urdhër të SPAK gjashtë persona

Një operacion i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), i ekzekutuar nga Policia e Shtetit, ka goditur një grup të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike. SPAK ka lëshuar disa masa sigurie, gjashtë prej të cilave janë ekzekutuar deri tani nga strukturat policore. Mes personave të arrestuar është dhe Rexhep Rraja.

Së bashku me të janë vënë në pranga edhe pesë persona të tjerë, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, konkretisht: Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Sokol Qaja, Gazmir Rraja dhe Përparim Rraja.

Këta persona dyshohet se kanë kryer veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›