E Hënë, 2 Nëntor 2026

E reja përplas këmbësorin në Shkodër, 81-vjeçari ndërron jetë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 10:05 të ditës së sotme në aksin rrugor  “Shkodër – Hani i Hotit”.

Policia njofton se automjeti me drejtuese shtetasen Sara Selgjekaj, 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Ragip Cenaj, 81 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, i moshuari ka humbur jetën.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›