E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikuan 2.4 ton kokainë e marijuanë, masat e GJKKO për Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerët

GJKKO ka vendosur sot më 11 dhjetor masat e sigurisë ndaj të pandehurve të akuzuar për trafikimin e rreth 2.4 tonëve kokainë dhe marijuanë, pjesë e disa grupeve kriminale të goditura nga SPAK më 10 dhjetor 2025.

Në vendimin nr. 126, datë 11.12.2025, gjyqtarja Etleva Deda urdhëroi vazhdimin e masës “arrest në burg” për 10 nga personat nën hetim dhe vlerësoi si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të tyre.

Sipas GJKKO-së, masa e arrestit në burg vazhdon të jetë e domosdoshme për të shmangur rrezikun e arratisë dhe të ndikimit në prova.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“I. Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim Islam Sefa, Rexhep Rraja, Agim Nina  Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati;

II. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë, datë 10.12.2025 dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim Marvin Bushati”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet 103, 112, 232 pika 1 gërma “dh”, 238, 244, 245, 248, 249, 251, 252 dhe 259 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 126, datë 11.12.2025, vendosi: 1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Islam SEFA (alias XAKA), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, [episodi 1], dhe “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, [episodi 1]. 3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Rexhep Rraja, i dyshuar për kryerjen e veprave “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

LEXO EDHE: Mes të arrestuarve edhe djali i ish-deputetit të PS/ Si u zbuluan 3 episodet e trafikut të drogës drejt BE dhe Turqisë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›