E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tragjedi në Spanjë, vdes futbollisti/ U përplas në fushë, 30-vjeçari Jesús de Miguel ndahet nga jeta

Sondazh

Loading ... Loading ...

schedule10:34 - 3 Nëntor, 2026

Futbolli spanjoll dhe jo vetëm është në zi. Jesús de Miguel, futbollisti 30-vjeçar i Tenerife, ka ndërruar jetë në spital, pas përplasjes së dhunshme në fushë të hënën, gjatë një ndeshjeje në ligën e dytë.

Lajmi i dhimbshëm është konfirmuar nga klubi i tij mes postimeve në rrjetet sociale.

Jesús de Miguel u godit dhunshëm nga portieri kundërshtar në kohën shtesë të sfidës mes Tenerife dhe Andorra.

Ai ra në fushë pa ndjenja si pasojë e një arresti kardiorespirator, ndërsa stafet mjekësore të dy skuadrave i dhanë ndihmën e parë.

Më pas ai u transportua me urgjencë drejt spitalit, ndërsa gjatë rrugës futbollistit iu rikthye pulsi falë ndërhyrjeve të reanimacionit të kryera nga personeli mjekësor brenda ambulancës, sipas njoftimit të parë zyrtar.

Në orët e vona të së hënës, klubi i Tenerife zbuloi se gjendja e sulmuesit 30-vjeçar ishte përkeqësuar, ndërsa paraditen e kësaj të marte njoftoi lajmin e hidhur se ai kishte ndërruar jetë.

Një dramë e vërtetë sportive dhe njerëzore, ndërsa në Spanjë kanë nisur menjëherë polemikat duke vendosur në qendër të akuzës portierin e Andorra, Owono, si përgjegjës për një ndërhyrje vrastare në fushën e lojës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›