“Vendet jo-mike sollën kaosin në vend”/ Beqiri: Qori, Shehaj dhe Berisha, përfaqësues të ANTIFA-s

Avokati Idajet Beqiri ka bërë deklarata të forta lidhur me protestat e zhvilluara në vend, duke pretenduar se pas organizimit të tyre kanë qëndruar interesa të vendeve që ai i cilëson si “jo mike” të Shqipërisë. Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Beqiri ngriti pretendime për ndërhyrje të faktorëve serbo-rusë, Greqisë dhe Iranit, ndërsa foli edhe për rolin që, sipas tij, ka pasur organizimi ANTIFA në Shqipëri.
Ai përmendi konkretisht Arlind Qorin, Agron Shehajn dhe Sali Berishën, duke i cilësuar si përfaqësues të këtij organizimi në vend. Beqiri pretendoi gjithashtu se protestat kishin si synim kundërshtimin e integrimit europian dhe të investimeve strategjike në Shqipëri, ndërsa theksoi se ato shkaktuan dëme në institucione, biznese dhe në rendin publik. Deklaratat e avokatit për përfshirjen e aktorëve të huaj dhe lidhjet e përmendura mbeten pretendime të tij.
“Po ndryshimi ishte i madh edhe i dukshëm. Ndryshimi ishte sepse shumë shpejt edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve kuptohet posaçërisht me ndihmën e ë strukturave të Bashkimit Europian dhe të shteteve të veçanta të saj, si të Francës, Italisë, Spanjës, Portugalisë e të tjera, të cilat thuajse përjetuan të njëjtin fat si edhe ne, por Shqipëria ë shumë më të dhimbshme edhe më të stërzgjatur, sepse filluan qysh me flamingot shenjat e para ëh dhe që aty u duk se kush ndërhyri faktikisht në organizimin e atyre të ashtuquajturave ë protesta, por që patën një synim të caktuar edhe synimi i tyre domethënë ishte më shumë ë kundër Shqipërisë ë edhe kemi theksuar pse ishte kundër Shqipërisë sepse dolën hapur që ishin kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kundër investimeve strategjike në fushën e turizmit elitar në Shqipëri dhe nga ana tjetër qysh atëherë dua lënë shenjat e dukshme që ishte një ndërhyrje e disa vendeve jo mike të Shqipërisë, posaçërisht serbo-rusët patën dorë në to ë pati dorë Greqia, pati dorë edhe Irani dhe këto faktikisht dolën edhe më vonë pastaj me hetimin që vazhdoi dhe organet ligjzbatuese të Shqipërisë.
Kur flas për organet ligjzbatuese kam parasysh edhe organin e prokurorisë Policia e Shtetit në radhë të parë të cilët evidentuan që pas këtyre protestave fshiheshin edhe disa lloj grupimesh që u bënë bashkë dhe që donin me çdokush rrëzimin e kryeministrit Rama. Më të interesuarit ishte opozita e vdekur, domethënë opozita e Saliut, por nga ana tjetër ishin të interesuar edhe një numër i domethënë jo i vogël ë të ashtuquajtur aktivistë, por që ata ishin të organizuar ose politikanët të organizuar në këto parti të vogla, por që frymëzimin e tyre na e merrnin nga organizime të dhunshme ë antiqiptare dhe që ishin subvencionuar mirë prej tyre.
Këtu kam parasysh Antifën e cila komandohej nga rusët dhe kishte përfaqësuesit e vetë këtu në Shqipëri duke filluar me Arlind Qorin, Agron Shehaj edhe vetë Sali Berishën sikurse se nga ana tjetër vepronin edhe disa të ashtuquajtur aktivistë ë të cilët ishin inkuadruar dhe janë inkuadruar në fondacionin guerile ë dhe që ë ata domethënë me fondet e mëdha që kanë marrë nga ky fondacion që faktikisht komandohet nga një nga një greko-gjerman dhe që marrin fonde të mëdha.
Pikërisht pra u bënë bashkë të gjithë dhe duke shfrytëzuar nga ana tjetër pastaj edhe mediat media të cilat e konsiderojnë domethënë e ngatërrojnë Shqipërinë me një kryeministër dhe që meqë kanë mllefe sepse nuk u ka ecur në asnjë drejtim nuk u ka ecur as në pikëpamjen e profesionalizmit se janë diskredituar sa herë kam patur përballë kryeministrin e Shqipërisë dhe u ka dalë boja në analizat e ndryshme apo opinionet e ndryshme apo kontaktet e ndryshme që kam bërë me të me pyetje përgjigje apo nuk u ka ecur edhe pikëpamje financiare sepse nuk i fusnin dot me atë duart në xhep siç fusnin në xhepat e Ilir Metës e të Sali Berishës. Sa herë u duhesh këtyre analistëve për të për të blerë raki edhe për t’u bërë tapë domethënë me lekë shteti. Kështu që këta u bënë bashkë edhe e katandisën domethënë në protestë në një kryengritje të armatosur e cila për hir të së vërtetës bëri dëme të mëdha në kryeqytet. Dëmin më të madhe bëri se goditi institucionet më të rëndësishme të shtetit, goditi bizneset e vogla të të Shqipërisë, goditi bankat e Shqipërisë edhe nga ana tjetër goditi rend, goditi rend ë psikikën e shqiptarëve sepse i riktheu ata edhe njëherë në vitin 1997 në atë plagë që shqiptarët sa herë e kujtojnë u dhemb shpirti”, tha avokati.

