E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia e Durrësit/ Familjet e dy të miturve, të bashkuar për ceremoninë mortore

Një ditë pas aksidentit tragjik në lagjen nr.15 të Durrësit, ku humbën jetën dy të mitur, në zonë ka mbizotëruar heshtja dhe trishtimi.

Familjet e dy të miturve që humbën jetën, kanë hapur dyert e mortit.

Nikoll Radaçi, i cili dje përplasi për vdekje me makinë 2 të mitur dhe plagosi rëndë 1 tjetër, rezulton si shofer që është ndëshkuar disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në vitin 2022, 57-vjeçarit i është pezulluar 2 herë leja e drejtimit të makinës, ndërsa është ndëshkuar edhe më parë për parakalim të gabuar dhe për tejkalim të shpejtësisë.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, është pezulluar nga puna drejtori i Policisë Vendore të Durrësit, Afrim Tafa.

Po ashtu, është pezulluar zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, kryekomisar Zija Sulaj si dhe shefi i Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, kryekomisar Kreshnik Skëndo./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›