Tragjedia në Gjilan/ Babai dyshohet se vrau djalin 27-vjeçar dhe foshnjën, Prokuroria kërkon paraburgim
Sondazh
Loading ...

schedule16:19 - 2 Nëntor, 2026
Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj B.D., i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”, pas një rasti tragjik që ka ndodhur në fshatin Demiraj të Komunës së Gjilanit.
Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, më 1 nëntor 2026, rreth orës 09:00, Policia e Kosovës ka njoftuar Prokurorin e Shtetit për rastin e rëndë, ku viktima janë A.D., 27-vjeçar, dhe një foshnjë vetëm tre muajshe.
I dyshuari B.D., babai i viktimës 27-vjeçare, është ndaluar për 48 orë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore dhe Prokurori i Shtetit, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se më 2 nëntor 2026 ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda.
B.D. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173 i Kodit Penal të Kosovës.
Prokuroria ka theksuar se, në koordinim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë me të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe vërtetimin e gjendjes faktike.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

