E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestohet në Spanjë 36-vjeçari shqiptar, ishte në kërkim për tentativë vrasje, pritet ekstradimi

Sondazh

Loading ... Loading ...

schedule16:30 - 2 Nëntor, 2026

Një 36-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, është arrestuar në Spanjë me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Policia e Shtetit bëri të ditur se arrestimi i shtetasit Armando Ndreu i lindur në Shkodër, u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, pas shkëmbimit të informacionit mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe Interpol Madridit.

Sipas autoriteteve, në vitin 2022, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

36-vjeçari akuzohet se në mars të vitit 2022, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një subjekti në pronësi të shtetasit S.S., në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër. Nga të shtënat raportohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, i cili vijon të zhvillohet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›