E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia në Maliq, niset drejt Tiranës 6- vjeçarja

E mitura 6-vjeçare, që mbeti e djegur nga zjarri tragjik që përfshiu banesën në qytetin e Maliqit, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim mjekësor të specializuar.

Burime nga spitali i Korçës bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e vajzës është e rëndë, për shkak të djegieve të shumta në trup.

Sipas deklaratave të fqinjëve, e mitura ka mundur të shpëtojë pasi është hedhur nga dritarja, duke arritur të dalë jashtë në momentet e fundit.

Fatkeqësisht, nëna e saj dhe vëllai 14-vjeçar kanë humbur jetën në vendngjarje si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Ngjarja ka tronditur thellë komunitetin e Maliqit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›