E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia në Zvicër, fishekzjarrët mbi shampanjë dyshohet se i vunë flakën lokalit në Crans-Montana

Ajo që duhej të ishte një natë gëzimi dhe festimi për Vitin e Ri në resortin e skive Crans-Montana në Zvicër, u shndërrua në një tragjedi të tmerrshme.

Mbi njëqind persona që festonin në barin Le Constellation u gjendën përballë flakëve të papritura rreth orës 1:30 të mëngjesit, kur lokali u përfshi nga një zjarr i fuqishëm.

Atmosfera e euforisë me dolli, të qeshura dhe përqafime u kthye brenda pak minutash në panik dhe heshtje të rëndë.

Sipas autoriteteve zvicerane, fishekzjarrët e vendosur mbi shishet e shampanjës, shumë pranë tavanit të ulët prej druri, duket se kanë qenë shkaku i zjarrit. Prokurorja e përgjithshme e kantonit Valais, Beatrice Pilloud, deklaroi se hetimet po vazhdojnë pa kursyer asnjë përpjekje për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

“Me sa duket, zjarri filloi nga qirinj xixëllonjë, të njohur ndryshe si flakëhedhës, të cilët ishin vendosur sipër shisheve të shampanjës. Kjo çoi në një incident shpërthimi të shpejtë, ku flakët u përhapën menjëherë,” tha ajo.

Hipotezat fillestare përforcohen edhe nga rrëfimet e të mbijetuarve. Një dëshmitar tregoi se një kamerier, duke mbajtur një qiri ditëlindjeje, u ngjit mbi supet e një kolegu dhe flaka preku tavanin, duke shkaktuar zjarrin brenda pak minutash. Pamje të publikuara më herët në rrjetet sociale nga vetë bari tregojnë skena të ngjashme, duke shtuar dyshimet mbi origjinën e flakëve.

Zjarrfikësit shpjeguan se ngjarja u shoqërua me fenomenin e njohur si “kthim prapa” ose “shpërthim i menjëhershëm”, kur gazrat e nxehtë dhe të ndezshëm të grumbulluar në një hapësirë të mbyllur shpërthejnë papritur, duke e bërë zjarrin jashtëzakonisht të rrezikshëm.

Tragjedia ka marrë të paktën 40 jetë, mes tyre edhe një adoleshent italian, lojtar golfi, i identifikuar si viktima e parë.

Dëshmitarët përshkruan skena të tmerrshme. Një i mbijetuar tha për BBC se “Kishte rreth 200 njerëz që përpiqeshin të dilnin brenda tridhjetë sekondash përmes disa shkallëve shumë të ngushta.” Një tjetër, 18-vjeçar, rrëfeu “Pashë njerëz që digjeshin… Gjeta njerëz të përfshirë nga flakët nga koka te këmbët, pa rroba.”

Restoranti, i ndërtuar tërësisht prej druri dhe me tavan të ulët, u kthye në kurth për dhjetëra persona që nuk arritën të shpëtonin. Autoritetet zvicerane kanë nisur një hetim të plotë për të zbuluar përgjegjësitë dhe për të kuptuar se si një festë e Vitit të Ri u kthye në një nga tragjeditë më të rënda të viteve të fundit në vend.

Écoute-moi bien, parce que je ne vais pas mâcher mes mots : ce massacre au Constellation à Crans-Montana n’est pas un “accident”. C’est un carnage prévu, une chaîne de négligences criminelles qui schlingue la cupidité à plein nez et le mépris absolu pour la vie des jeunes.
Oui,… pic.twitter.com/yQd1pSZPjV

— Tony Truant (@TonyTruant01) January 2, 2026

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›