E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trajneri i Kombëtares shpall listën e lojtarëve për ndeshjet e shtatorit

TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Letonisë.

Sipas njoftimit të FSHF-së, tekniku kuqezi ka thirrur 25 futbollistë.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Adrian Bajrami, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

FSHF njofton se “grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën, më 1 shtator, në Malaga, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, e cila do të luhet më 4 shtator në stadiumin “Europa Point”, në orën 18:00”.

Më pas, më 5 shtator, Kombëtarja do të rikthehet në Tiranë për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Letonisë, që do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›