E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajtimi i mbetjeve të rrezikshme, IKMT gjobit kompaninë “Albchrome” në Elbasan

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka marrë masa ndaj kompanisë “Albchrome” në Elbasan, pas konstatimit të shkeljeve të rënda në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme.

Gjatë një inspektimi të kryer nga Drejtoria Rajonale e IKMT-së, u zbulua se subjekti kishte të magazinuara në ambientet e tij rreth318 ton mbetje të rrezikshme, të dala nga sistemi i pluhur kapsit. 

Sipas kontrollit, kompania nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjesimin apo përpunimin e këtyre mbetjeve, duke shkelur kështu detyrimet ligjore për trajtimin e tyre.

Në zbatim të legjislacionit, IKMT vendosi një gjobë administrative në vlerën4,000,000 lekë, si dhe mori vendim përpezullimin e përkohshëm të aktivitetit deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve sipas rregullave në fuqi. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›