E Diel, 1 Nëntor 2026

Trashëgimia e Krajës promovohet në Galerinë e Arteve në Shkodër, pasqyron vlerat kulturore shqiptare

Trashëgimia kulturore dhe arkitektonike e trevës së Krajës u prezantua në Galerinë e Arteve në Shkodër. Arkitekti nga Ulqini, Korab Kraja, solli për publikun dokumentime dhe materiale që pasqyrojnë historinë, traditat dhe arkitekturën tradicionale të kësaj zone. Sipas tij, ruajtja dhe promovimi i këtyre vlerave është i rëndësishëm për të mbajtur gjallë identitetin kulturor të Krajës.

Kraja konsiderohet si krahina më perëndimore e hapësirës etnogjeografike shqiptare dhe prej kohesh pjesë e shtetit të Malit të Zi. Ajo përbëhet nga 22 fshatra dhe shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 143 kilometra katrorë. Shpopullimi dhe mungesa e investimeve, sipas arkitektit Kraja, kanë ndikuar edhe në ruajtjen e arkitekturës tradicionale.

Prezantimi i vlerave arkitektonike të trevës së Krajës është pjesë e programit të Galerisë së Arteve në Shkodër, që synon promovimin e vlerave artistike dhe kulturore të hapësirës mbarë shqiptare.

Gazetar: A.Hoti

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›