E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tre anëtarë të VV në KQZ/ Osmani e dërgon çështjen në Kushtetuese

Presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sqarime lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti i ka kërkuar tre anëtarë.

Kabineti i presidentes njofton se partitë parlamentare kanë propozuar më shumë kandidatë seç parashikohet me Kushtetutën e vendit dhe se ajo do t’i emërojë ata “sapo të marrë përgjigje” nga gjykata më e lartë e vendit.

“Në rrethanat aktuale janë bërë më shumë propozime nga grupet parlamentare sesa parashikohet me Kushtetutë, prandaj duhet ta sqarojë këtë çështje Gjykata para se të vijohet tutje”, thuhet në përgjigje.

Anëtari i tretë i VV në KQZ shënon një tjetër përplasje mes Kurtit dhe Osmanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›