E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre gjyqtaret qe do gjykojnedosjen Nafta Virgine

Te tjera rreth shkrimit Nafta Virgin prokuroria coi ne gjykim 15 persona TIRANE- Jane percaktuar dje gjyqtaret qe do te gjykojne nje prej skandaleve me te medha korruptiv ate me naften Virgine i cili u denoncua nga ish-ministri i ekonomise Dritan Prifti. Shorti elektronik i hedhur dje ne Gjykaten e Tiranes ka percaktuar si gjyqtare kryesor te ceshtjes Artan Gjermenin.Gjithashtu anetare te trupes gjykuese do te jene togat e zeza Shefkie Demiraj dhe Kreshnik Omari.

Dosja voluminoze me 16 te pandehur u dorezua ne Gjykaten e Tiranes nga prokuroria vetem tre dite me pare. Te akuzuarit kryesore jane biznesmenet Hajri Elezaj ne foto dhe Iljaz Fisheku. Mbi te parin rendojne plot kater akuza ajo e mashtrimit pastrimit te produkteve te vepres penale falsifikimit dhe te Largimi i te burgosurit nga vendi i qendrimit. Nderkohe te pandehurit e tjere akuzohen per veprat penale te moskallezimit te krimit dhe te shperdorimit te detyres.

Gjykimi do te nise ne muajin janar te vitit 2011 ndersa te gjithe te pandehurit do te gjykohen ne gjendje te lire pervec biznesmenit Elezaj i cili do te gjykohet ne mungese pasi eshte shpallur ne kerkim nderkombetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›