E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tre kate të shkrumbuara, çfarë la pas shpërthimi në pallatin në Elbasan (VIDEO)

Pas shpërthimit që tronditi Elbasanin, pamjet nga terreni tregojnë shkallën e lartë të shkatërrimit. Ndërtesa është kthyer në një gërmadhë, ndërsa ekipet e zjarrfikëses ndodhen ende në vendngjarje duke u përpjekur të vënë plotësisht nën kontroll vatrat e zjarrit dhe tymin e dendur që vazhdon të dalë nga banesat e djegura.

Nga apartamentet e përfshira nga zjarri kanë mbetur vetëm mbetje dhe mure të shembura. Forca e shpërthimit dhe flakët e mëvonshme kanë shkrumbuar pothuajse çdo gjë në ambientet e brendshme.

Fatkeqësisht, nga kjo ngjarje ka humbur jetën një e moshuar teksa 10 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Autoritetet gjithashtu po vijojnë kërkimet për një 69-vjeçar i cili raportohet i zhdukur që pas shpërthimit.

Lajme të Sugjeruara

Tensione në protestë, policia shoqëron disa persona, protestuesit tentojnë të bllokojnë furgonin

Tensione në protestë, policia shoqëron disa persona, protestuesit tentojnë të bllokojnë furgonin

Shpërthimi në apartamentin në Elbasan, vijojnë kërkimet për 69-vjeçarin e pagjetur! Policia jep detaje

Shpërthimi në apartamentin në Elbasan, vijojnë kërkimet për 69-vjeçarin e pagjetur! Policia jep detaje

“Të gjitha u dogjën, u bënë shkrumb”, banorët tregojnë detaje nga shpërthimi në Elbasan

“Të gjitha u dogjën, u bënë shkrumb”, banorët tregojnë detaje nga shpërthimi në Elbasan

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›