Tre policë ende në spital/ Protesta, u lënduan 19 efektivë

Nga protesta e djeshme e opozitës, para Kryeministrisë mbetën të lënduar 19 efektivë policie. Gazetarja e ABC News, Ajgena Korbi raporton nga QSUT se tre efektivë ndodhen ende në spital duke marrë kujdesin mjekësor.
Gjendja e tyre shëndetësore mbetet e stabilizuar, ndërkohë që pritet që gjatë ditës së sotme të lënë edhe ambientet e spitalit.