E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tre të vdekur nga shpërthimi i dyshuar i virusit në anijen turistike

Tre persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të dyshuar të hantavirusit në anijen turistike MV Hondius, e cila po lundronte në Atlantik mes Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është konfirmuar një rast dhe pesë të tjera janë të dyshuara.

Nga të prekurit, tre persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një 69-vjeçar britanik ndodhet në gjendje të rëndë në kujdes intensiv në Afrikën e Jugut. Dy viktima ishin një çift i moshuar, ndërsa një tjetër vdiq në bord.

Hantavirusi, i cili zakonisht transmetohet nga brejtësit, mund të shkaktojë sëmundje të rënda të frymëmarrjes. Autoritetet ndërkombëtare dhe kompania që operon anijen po koordinojnë masat për trajtimin e të sëmurëve dhe kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Anija MV Hondius mund të akomodojë rreth 170 pasagjerë dhe ka rreth 70 anëtarë të ekuipazhit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›