E Martë, 3 Nëntor 2026

Tre të vrarë dhe katër të plagosur nga sulmi me thikë në një festival në Gjermani

Tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në qytetin perëndimor gjerman të Solingenit.

Sulmi ndodhi gjatë një festivali në qendër të qytetit të premten në mbrëmje. Mësohet se sulmuesi është ende i lirë.

Faqja e internetit Bild thotë se një burrë goditi rastësisht kalimtarët. Qyteti industrial po festonte 650 vjetorin e themelimit. Sulmuesi besohet të ketë goditur me thikë viktimat e tij në qafë, raportojnë mediat gjermane.

Autoritetet u kërkuan banorëve të largoheshin nga qendra e qytetit. Oficerët e armatosur janë aktualisht në vendngjarje dhe kanë rrethuar zona të mëdha të qytetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›