E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tregtonin bizhuteri të kontrabanduara, nis hetimi për 50-vjeçaren në Tiranë, shpallet në kërkim djali i saj

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një 50-vjeçare dhe ka shpallur në kërkim djalin e saj. Nën e bir tregtonin bizhuteri të ndryshme, të cilat dyshohet se ishin të kontrabanduara.

Nën hetim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” u vu shtetasja D. B., 50 vjeçe.

Ndërsa në kërkim u shpall djali i saj, shtetasi  I. B., 28 vjeç.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në një subjekt në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dhe në një tjetër në një qendrër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës.

Gjatë kontrolleve në këto subjekte, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduar./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›