Tregu imobiliar në Vlorë, ja zona zona më e kërkuar edhe pse çmimet variojnë nga 1200-3500 euro

Vlora dhe vija e saj bregdetare vijojnë të mbeten në krye të preferencave të të huajve për blerjen e pronave të paluajtshme. Risia e këtij viti është rritja e numrit të blerësve nga Amerika. Specialistët e fushës theksojnë se çmimet tashmë kanë arritur një fazë maturimi. Në zonën e Lungomares dhe në bregdet ato variojnë nga 2200 në 3500 euro për metër katror, ndërsa brenda në qytet variojnë nga 900 deri në 1400 euro.
Interesi i të huajve për të blerë prona të paluajtshme në Vlorë është një fakt i njohur prej vitesh. Pas italianëve dhe qytetarëve nga Evropa Lindore, tashmë janë amerikanët ata që kërkojnë të kenë një shtëpi në Vlorë.
ARBEN BRESHANI (Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Vlorë):
“Ka pasur shumë kërkesa nga të huajt, sidomos nga Norvegjia dhe Suedia.”
NDRIÇIM MEMINAJ (Agjent imobiliar):
“Vitin e fundit kemi vënë re një tendencë në rritje të klientëve nga Amerika, të cilët duan të blejnë pasuri të paluajtshme në Vlorë.”
ALESSANDRO BIALLO (Konsulent imobiliar):
“Blejnë shtëpi për shkak të çmimeve të favorshme krahasuar me vendet e tyre, por mbi të gjitha sepse Vlora ofron klimën më të mirë në Mesdhe, detin dhe ushqimin e shkëlqyer.”
Operatorët e kësaj fushe thonë se tregu i pasurive të paluajtshme në bregdetin mes Adriatikut dhe Jonit duket i stabilizuar.
ARBEN BRESHANI (Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Vlorë):
“Tregu imobiliar te ne ka stabilitet… edhe për projektet që ende nuk kanë filluar nga puna.”
NDRIÇIM MEMINAJ (Agjent imobiliar):
“Në zonën e Radhimës, çmimet fillojnë nga 2200-2300 euro/m². (+02’38”) Në qytet kemi çmime më të lira, të cilat variojnë nga 900 deri në 1300-1400 euro/m².”
ALESSANDRO BIALLO (Konsulent imobiliar):
“Shqipëria është një vend në rritje, dhe sigurisht po ashtu edhe çmimet. Analizat tregojnë se në 2 apo 3 vitet e ardhshme çmimet do të rriten akoma më shumë, edhe për shkak të investimeve të pritshme. Ndryshe nga vitet e kaluara, Shqipëria sot ndodhet në hartën botërore të investimeve.”
Ndërkohë, kërkesa e lartë e të huajve po penalizon blerësit vendas.
ARBEN BRESHANI (Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Vlorë):
”Sot është thuajse e pamundur që një çift i ri të arrijë të blejë një apartament.”
Për shkak të kërkesës së vazhdueshme të lartë, duket se pak ndikim në uljen e çmimeve do të ketë si rivlerësimi i pronave, ashtu edhe ndërtimet e reja që pritet të nisin.
Gazetare: N. Spahiu | Operatore: A. Hysaj
/rtsh/