E Martë, 3 Nëntor 2026

Tritol lokalit në Tiranë/ Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale

Një lokali në Tiranë i është vendosur tritol. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit.

Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›