E Diel, 1 Nëntor 2026

“Tritoli nuk ishte për mua”, kryetari i Njësisë Administrative në Fushë Krujë: S’kam konflikte

Kryetari i Njësisë Administrative të Fushë-Krujës, Ilir Loci, thotë se nuk është ai shënjestra pas vendosjes së një sasie tritoli në afërsi të makinës së tij mbrëmjen e të martës.

Ai shprehet se nuk ka konflikte me njeri, edhe pse policia po heton pistën e një parlajmërimi ndaj tij për shkak të detyrës.

Përveç automjetit është dëmtuar  edhe një makinë tjetër që ishte aty pranë, e cila i përket një personi që po darkonte në restorantin ku ndodhi ngjarja.

Eksplozivi u hodh nga një rrugicë krah restorantit. Ndërkohë, policia po vazhdon punën për të identifikuar dhe kapur autorin./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›